
Eraldo Çinari nuk është më futbollist i NOAH. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Me Noah ia doli të fitonte një titull kampion, Kupën e Armenisë, ndërsa luajti edhe në Conference League, duke qenë një prej lojtarëve kyç të kësaj skuadre. Pas përfundimit të klontratës, palët vendosën të mos rinovojnë, me futbollistin që del lojtar i lirë në treg dhe një opsion për skuadrat e Superiores.
“Koha ime te FC Noah ka mbaruar, por çfarë viti ka qenë, fitova Ligën dhe Kupën e Armenisë, dhe garova në Conference League.
Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi. Falënderime të mëdha për shokët e mi të ekipit, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo hap të rrugës.
Noah do të jetë gjithmonë një kapitull i veçantë në karrierën time”, ka shkruar shkodrani.
View this post on Instagram