
Gianluca Frabotta është rikthyer në Itali. Pas aventurës së fundit 1-vjeçare me West Bromwich në Championship, ish-mbrojtësi i Juventusit është rikthyer në kombin e tij për të luajtur në Serie B.
Frabotta është lojtari më i ri i Cesenës, aty ku do të jetë shok ekipi me Cristian Shpendin. Mbrojtësi 26-vjeçar ka arritur marrëveshjen me bardhezinjtë e Serie B dhe ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Vitin e kaluar, Frabotta u largua nga Juventusi si lojtar i lirë. Rikujtojmë se 26-vjeçari ishte një ndër zgjedhjet e Andrea Pirlos te bardhezinjtë në sezonin 2020/21, sezon ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Ndërsa në sezonin 2019/20, fitoi titullin kampion me Juventusin.