Fotomontazh/ Christian Panucci, Tomas Guidara & Sylvinho
Tomas Guidara njihet gjerësisht nga shqiptarët, si një dëshirë e hershme ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Ndërkohë që së fundmi, arbëreshi i Argjentinës ka fituar edhe interesin e Sylvinhos, por deri më tani asgjë s’ka ndodhur.
Ndërsa lajmi i fundit nga futbollisti 29-vjeçar, është që mbrojtësi ka ngelur pa ekip. Guidara ka mbyllur aventurën e tij në Argjentinë me Huracan dhe kjo merkato e janarit e zë të “papunë”, pavarësisht se ofertat për të nuk kanë munguar.
Lanus (Argjentinë), Bochum në Bundesligë dhe Real Zaragoza në Spanjë kanë shfaqur interes. Pritet të shihet edhe cila do të jetë zgjedhja që “dëshira” e Shqipërisë do të bëjë, pasi shkëputi kontratën me Huracan.
Poll
