
Kingsley Coman
Al Nassr ka përforcuar repartin difensiv me një tjetër emër të madh që i bashkohet në sulm Cristiano Ronaldos. Bëhet fjalë për Kingsley Coman i cili i bashkohet klubit saudit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Al Nassr nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet sulmuesi francez. Kingsley Coman i është bashkuar klubit arab për një shumë që shkon deri në 36 milionë euro.
Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Al Nassr deri në qershor të vitit 2028. Kingsley Coman pritet të përfitojë 20-25 milionë euro në vit tek klubi saudit.
Poll