
Shqipëri U19 - Kosovë U19
Lindsay Gutaj ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Borussia Monchengladbach U19 për të nisur një të re te Nurnberg U19. Portieri shqiptar, ka firmosur me këta të fundit kontratë 4-vjeçare.

Lindsay Gutaj
Pra, futbollisti me origjinë nga Kosovë do të jetë pjesë e Nurnberg deri në vitin 2029. Ndërkohë që ekipit të ri, Gutaj do t’i bashkohet më 1 korrik, duke bërë edhe kalimin zyrtar tek ta.
Kujtojmë se 18-vjeçari shihet si një nga më të talentuarit në Gjermani përsa i përket rolit të tij. Gjithashtu, Gutaj është pjesë e Kosovës U19, teksa më parë është aktivizuar edhe me U17.
Poll