
Angel Di Maria kur ishte pjesë e Real Madrid
Ángel Di Maria do të jetë lojtari më i ri i Rosario Central në Argjentinë. Në moshtën 37-vjeçare, sulmuesi argjentinas ka vendosur që të rikthehet te klubi i fëmijërisë.
Kontrata e Di Maria me Benfican përfundon më 30 qershor, teksa ai do të bashkohet me Rosario më 1 korrik. Një zgjedhje e papritur nga sulmuesi, i cili kishte oferta nga Arabia Saudite dhe Inter Miami.
Pas një aventure 18 vjeçare në Europë me skuadra si Benfica, Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus, tashmë Di Maria rikthehet në shtëpi si një legjendë e vërtetë.
View this post on Instagram
Poll