
Angel Di Maria nuk do të jetë më futbollist i Benficas. Argjentinasi ka mbyllur kështu aventurën e tij të dytë me portugezët.
Por jo vetëm kaq, ish-i i PSG-së mbyll kështu edhe aventurën e tij 18-vjeçare në Europë, teksa do të rikthehet te ish-klubi ku nisi karrierën si futbollist.
Eliminimi i Benficas nga Kupa e Botës, solli më shpejt lamtumirën e kampionit të Botës 2022. Benfica nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar largimin e Di Marias.
“Gjithmonë e kam konsideruar këtë klub shtëpinë time! Benfika është dashuri e pastër”, shprehet sulmuesi. 37-vjeçari do të kthehet në Rosario Central, klubi ku filloi gjithçka, për të nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij, ndoshta dhe të fundit, për të përfunduar gjithçka përpara popullit të tij.
???? «O Benfica é amor puro!»
— SL Benfica (@SLBenfica) June 30, 2025
???? Assiste à entrevista completa no BPlay ⮕ https://t.co/yATGrGn0We pic.twitter.com/QKo7Kxoyry