
Superliga
Galatasaray po shkakton “zhurmë” në këtë treg të merktos verore. Dy blerjet më të rëndësishme jo vetëm të ekipit nga Stambolli, por edhe te Superligës turke janë Leroy Sane dhe Victor Osimhen.
Të dy janë me profile ofensive, çka do të thotë se golat dhe spektakli te skuadra e Okan Buruk është e garantuar. Në miqësoren e djeshme kundër Lazios në “RAMS Park Arena”, u dha një përshëndetje madhështore nga tifozët verdhekuq.
Si Osimhen, ashtu edhe Sane i premtuan tifozëve se ata do të japin “shpirtin” në fushë për Galatasaray. Pretendimi i gjigandëve të Superligës nuk është më titulli, por surpriza në Champions League, teksa pas këtyre blerje pretendimet janë rritur ndjeshëm.
Poll