Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xherdan Shaqiri drejt largimit nga Baseli, shqiptari gati të luajë të ekipi që është pronar: Është një mundësi reale

Shkruar nga NEWSPORT
Xherdan Shaqiri drejt largimit nga Baseli, shqiptari gati të luajë
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë një nga futbollistët kryesorë të Baselit në këtë sezon. Por me shumë gjasa aventurës së tij te ekipi zvicerian mund t’i ketë ardhur fundi.

Kjo pasi ish-futbollisti i Zvicrës mund të transferohet te skuadra e Rapperswil-Jona. Pikërisht te këto të fundit ka blerë aksione, duke u qenë një nga pronërët e kësaj skuadre.

Në lidhje me të ardhmen e tij së fundmi ka folur vetë 34-vjeçari, i cili ka theksuar se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. Gjithashtu ka nënvizuar se të luajë me Rappersëil-Jona është një mundësi reale për të.

“Unë nuk jam përfshirë në Rappersëil-Jona pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur.

Ndoshta do të luaj për Rappersëil-Jona edhe vetë. Kjo qartë është një mundësi. Klubi do të jetë 100-vjeçar në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu