
Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri
Dyshja Shaqiri-Ajeti udhëhoqën skuadrën e Baselit drejt një fitoreje bindëse 5-1 në derbin ndaj Servettes, të zhvilluar të dielën në kuadër të play-offit.
Shaqiri zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të pas asistimit të Ajetit, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, rolet u ndërruan, Shaqiri asistoi për golin e Ajetit.
Në minutën e 38-të, Ajeti realizoi edhe golin e dytë personal, duke e mbyllur pjesën e parë 3-0 për Baselin. Në pjesën e dytë, Servette ngushtoi shifrat në minutën e 55-të, por Benie Traore riktheu epërsinë e thellë për Baselin pas një tjetër asistimi të Shaqirit.
Poll