Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vjen "bomba" e ditës nga Spanja, "i preferuari" i Guardiolës përgatitet për hapin e madh

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen "bomba" e ditës nga Spanja, "i preferuari" i
Erlind Haaland dhe Bernardo Silva

Bernardo Silva njoftoi një javë më parë largimin nga Manchester City, skuadër me të cilën fitoi gjithçka dhe tashmë kërkon të hapë një tjetër kapitull në karrierën e tij.

Ky vendim shkaktoi një “lumë” interesimesh të gjigantëve të Europës, të cilët intrigohen edhe nga fakti që mund ta marrin anësorin me kosto zero dhe duke përfituar po ashtu dhe nga ideja se Silva i ka ende të gjitha cilësitë që do t’i nevojiteshin një skuadër kompetitive që kërkon të fitojë trofe të rëndësishëm.

Një prej klubeve që qarkullon si një pistë konkrete është dhe Barcelona e cila ka në plan të fuqizohet këtë merkato me një futbollist që e luan në mënyrë të përkryer sulmuesin e krahut, pasi Rashford nuk ka bindur plotësisht për t’u blerë në fund të sezonit.

Agjenti i lojtarit portugez, Jorge Mendes e ka hartuar një plan si ta “aterojë” Silvan drejt “Camp Nou” për t’i bërë një dhuratë trajnerit Hansi Flick. Duke përfituar nga marrëdhëniet e shkëlqyera me presidentin Joan Laporta dhe kontaktet e vazhdueshme që ka me drejtorin sportiv Deco për t’i bërë një vend te ekipi blaugrana.

Gjithçka mbetet e hapur mes tri palëve, pasi dëshira e vetë Silvas është të luajë me këtë fanellë edicionin e ri 2026-27. Në rast se tratativa nuk funksionon, nga Italia mund të vijë "destinacioni" i radhës. 

Poll

Lexo gjithashtu