Kalendari i evenimenteve futbollistike të 2025, ishte i mbushur me emocione, rikthime të jashtëzakonshme, fitore historike dhe disa tragjedi që tronditën tifozët në mbarë botën. Në një linjë më të detajuar dhe panoramë më të plotë, ky vit kishte gjithçka. Nga skuadra që i dhanë fund pritjeve të gjata për trofe, te lojtarë që arritën kulmin në aspektin personal. Sipas medias "90 score" ja cila janë “Top5” momentet më të spikatura në futbollin e vitit që lamë pas.
Finalja e Champions League, Paris Saint-Germain 5-0 Inter
Pas vitesh përpjekjesh, Paris Saint-Germain më në fund ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve të UEFA-s nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.
Interi i rrëmben fitoren Barcelonës
Gjysmëfinalja e dytë e Champions League në “San Siro” ofroi “dramë” futbolli që kujtoi rikthimin historik të Barcelonës kundër PSG-së në vitin 2017.
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia fitojnë titullin e dytë të Ligës së Kombeve
Cristiano Ronaldo shtoi edhe një trofe ndërkombëtar në karrierën e tij të jashtëzakonshme, teksa Portugalia mposhti kampionët e Evropës, Spanjën, 5-3 me penallti.
Humbja tragjike e Diogo Jotës
Futbolli u vesh me të zeza pas tragjedisë së madhe, ku sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota, humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë
Liverpool thyen rekordin britanik të Premier League me blerjen e Isak
“Të Kuqtë” thyen rekordin britanik të transferimeve në Premier League duke transferuar sulmuesin suedez Alexander Isak nga Neëcastle United për 130 milionë paund.
