Adrian Bajrami
Adrian Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Luzern po fiton në këto momente në shtëpi përballë Grassshoppers. Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Superligës zvicerane, është momentalisht 2-0.
Ishte pikërisht ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili shënoi gol në minutën e 27-të. Ai shënoi golin e dytë për të tijët, duke “siguruar” kështu 3 pikët, në një ndeshje që duket se ka marrë rrjedhë pozitive për vendasit.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Bajrami vendosi që të largohej nga Shqipëria, për t’u bashkuar me përfaqësuesen helvete.
Poll
