Besiktas e ka marrë seriozisht këtë merkato. “Shqiponjat e Stambollit” siguruan fillimisht shërbimet e Leandro Trossard nga Arsenali dhe tashmë e kanë përqëndruar fokusin e tyre tek Mohamed Salah, një tjetër ish i Premier League.
Egjiptiani mbylli kapitullin e tij me Liverpool dhe në këto momente është një futbollist i lirë, pra ka të drejtë të zgjedhë vetë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Një kalim në Turqi nuk përjashtohet për sulmuesin, ndërsa në anën tjetër vetë tifozët janë ngritur në kor për t’i kërkuar presidentit transferimin e Salah.
Gjithçka do të vendoset në ditët në vijim, ku ish-i i kuq do të ndajë “shapin nga sheqeri” për destinacionin e tij të radhës. E nëse kjo tratativë për Besiktas përfundon me sukses, do të ishte padyshim një tjetër “goditje” e madhe në elitën e futbollit turk.
View this post on Instagram
