Trincao, Ronaldo
Francisco Trincao do të jetë futbollisti më i ri i Al-Ahli. Sulmuesi 26-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Sportingu i Lisbonës, për të nisur një aventurë të re me klubin e sheikëve në Arabinë Saudite.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Al-Ahli do të shpenzojë 45 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. Trincao, shihet si pasuesi ideal i Riyadh Mahrez, duke zëvendësuar një emër cilësor.
Kujtojmë se për Trincao kishte interes të fortë edhe nga Milan, për shkak se trajneri Ruben Amorim ka punuar më parë me sulmuesin portugez. Por 26-vjeçari ka vendosur të zgjedhë paratë.
View this post on Instagram
Poll
