Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ U konsiderua pasuesi i Peles te Brazili, por e mbylli “thatë” dhe pa lavdi! Neymar i rikthehet “veseve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U konsiderua pasuesi i Peles te Brazili, por e mbylli
Neymar

Kanë kaluar pak ditë nga eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës 2026, ku “Seleçao” nuk ia doli të avanconte përtej fazës së 1/32-ave, dështim ndaj Norvegjisë së Haaland.

Në një video të fundit që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale, sulmuesi Neymar shikohet teksa luan poker, “ves” i vjetër i 34-vjeçarit.

Në fillimet e tija me “Seleçaon”, nga mediat braziliane e më gjerë, “Ney” u konsiderua si pasuesi i Peles te 5 herë kampionët e Botës, por që mbeti i tillë vetëm në “letër”.

Neymar nuk u kthye kurrë në protagonist te Brazili, sikurse nuk ishte në gjendje për ta ngjitur kombëtaren në majë të futbollit botëror.

“Epoka” e Neymar te Brazili përfundoi pa lavdi, vetëm një medalje ari në “Lojërat Olimpike” (2016) dhe Kupa e Konfederatave (2013).   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

     

Poll

Lexo gjithashtu