
AC Milan
Milan është mposht nga Arsenal në miqësoren e zhvilluar mesditën e sotme. Sfida e cila u mbajt në Singapor, në stadiumin “National” në Kallang, përfundoi 1-0 në favor të anglezëve.
Golin e vetëm për “Topçinjtë” dhe të vetmin e sfidës, e shënoi Bukayo Saka. Sulmuesi anglez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, pas një “përgjumje” të mbrojtjes së Milan.
Kështu, Tare si drejtor dhe Allegri në rolin e trajnerit, “debutojnë” me humbje te kuqezinjtë. Ndërkohë që Milan të shtunën do të ketë një tjetër provë, përballë Liverpool.
Goli i Bukayo Saka
Poll