
Gjermani U21 - Letoni U21
Nelson Weiper është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gjermania U21 po fiton përballë Letonisë U21. Sfida e vlefshme për kualifikueset e Europianit, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht Nelson, ai që shënoi golin e parë për gjermanët. Ndërkohë që asisti u dha nga futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, me bashkëpunimin e dy “shqiponjave”, që përfundoi në gol.
Kujtojmë se të dy këta lojtarë janë një dëshirë e madhe e Sylvinhos dhe Kombëtares shqiptare.
Poll