Një nga ish-futbollistët e Superiores ka “zbarkuar” në “Santiago Bernabe”. Vesel Limaj aktualisht ndodhet në Madrid dhe ka shfrytëzuar mundësinë për të vizituar një nga stadiumet më “ikonike” në Spanjë.
Ish-kampioni i Tiranës ka postuar një video nga stadiumi, teksa shumë tifozë shqiptarë të Realit mund të “ëndërrojnë” se Limaj ka shkuar në Madrid për të zgjidhur “hallet” e “Los Blancos” në mesfushë.
Ndërkohë sa i takon aventurës së tij te Tirana, Limaj ka fituar me bardheblutë një titull kampion dhe një Superkupë, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kukësit në Superiore, ku me verilindorët arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.
Aktualisht 29-vjeçari është pjesë e Dritës, ku me kampionët e Kosovës janë pjesëmarrës në Conference League.
