Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Pret ftesën e Kosovës, ZBULOHET momenti kur mbrojtësi shqiptar përplaset me Xherdan Shaqirin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pret ftesën e Kosovës, ZBULOHET momenti kur mbrojtësi
Moment gjate duelit mes dy shqiptareve

Një moment aspak i këndshëm për tifozët shqiptarë ka ndodhur në një ndeshje në Zvicër. Në duelin që Baseli fitoi 2-0 ndaj Zurich 5 ditë më parë, në fushë pati edhe një “derbi” shqiptarësh.

Xherdan Shaqiri kundër Lindrit Kamberit, ky i fundit kishte për detyrë të ndalte “shpërthimet” e ish-futbollistit të Zvicrës. Gjatë një dyluftimi mes tyre pati edhe një përplasje, e cila gjatë ndeshjes nuk u vu re, por në rrjetet sociale është bërë “virale”.

Dyshja shihen teksa reagojnë të nervozuar mes tyre, teksa pati një përplasje verbale, e cila për fatin e mirë u mbyll shpejt. Gjithsesi dyshja kanë folur për këtë situatë, ku sipas tyre gjithçka i mbetet fushës së lojës.

“Kisha një kundërshtar (Lindrit Kamberi) direkt gjatë tërë ndeshjes. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Mund ta ndjeja agresionin e kundërshtarit dhe e di se po bënte gjithçka për të mos më lejuar të luaj. Sidoqoftë, isha në gjendje ta bëja që prezenca ime të ndihet sërish”, ka deklaruar Shaqiri.

Ndërkohë duket se nga ana tjetër Kamberi e ka shijuar këtë përballje, teksa thekson se: “Sigurisht kishim një betejë të mirë. Kishte disa shkëmbime fjalësh, por gjithçka mbetet në fushë”.

Siç dihet Kamberi prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij për të përfaqësuar Kosovën, ndërsa është në pritje të një ftese nga Franco Foda. Por deri më tani nuk ka asgjë të re nga “Dardanët” dhe mbetet të shihet se kur mund të realizohet diçka e tillë dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu