Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Përmbysje e “tronditëse”, 6 gola dhe 2 kartonë të kuq, bardheblutë “shtypin gazin”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje e “tronditëse”, 6 gola dhe 2 kartonë
Al-Najma - Al-Hilal

Pas fillim të “trazuar” në ligën arabe, skuadra e Al-Hilal është rikthyer në versionin më të mirë. Treguesi më i qartë erdhi nga ndeshja e mbrëmjes kundër Al-Najma, e përfunduar 4 – 2 për Al-Hilal.

Edhe pse bardheblutë e Al-Hilal u gjendën dy herë në disavantazh, gjetën forcën për të përmbysur rezultatin. Golat për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi u shënuan nga Al Dawsari (dopietë), Theo Hernandez dhe Neves.

Përtej 6 golave, pati edhe 2 kartonë të kuq. Al-Hilal në 8 javë kampionat të ligës së Arabisë Saudite numëron 20 pikë, 1 më pak se liderit e Al-Nassr, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.  

           

Poll

Lexo gjithashtu