Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Përbindësh” në futbollin anglez, sulmuesi shqiptar spikat me golin e 21-të sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Përbindësh” në futbollin anglez, sulmuesi
Lorent Tolaj duke festuar golin

Lorent Tolaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Plymouth fitoi në transfertë përballë AFC Wimbledon. Sfida e vlefshme për javën e 44-t të League One anglez, përfundoi 1-3.

Tolaj ishte ai që shënoi golin e dytë për të tijët, në minutën e 68-të të sfidës, duke qenë protagonist absolut. Këtë sezon me ekipin që militon në ligën e 3-të të Anglisë për nga rëndësia, sulmuesi shqiptar ka shënuar 21 gola e asistuar në 5 të tjerë.

“Bomberi” 24-vjeçar po tregon dita ditës që është një lojtar vrastar para porte. Në rang kombëtares, ai është aktivizuar me Zvicrën U17, U18 dhe U19, por ende s’ka luajtur për asnjë kombëtare A.

Goli i Lorent Tolajt

Poll

Lexo gjithashtu