Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Para disa vitesh i shënoi Bernard Berisha me roveshatë, portieri Safonov i jep PSG-së Kupën Interkontinentale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Para disa vitesh i shënoi Bernard Berisha me roveshatë,
Goli i Bernard Berishës ndaj portierit Matvey Safonov dhe triumfi i PSG-së në Kupën Interkontinentale falë pritjeve të Safonov

Ekipi i PSG-së ka fituar Kupën Interkontinentale kundër Flamengos me penallti. Ndeshja është mbajtur në sadiumin “Ahmad bin Ali Stadium” të Katarit. Pjesa e parë u mbyll me golin e Kvaratskhelia në minutën e 38.

Në 45 minutat e mbetura, Flamengo insistoi më shumë, duke gjetur edhe golin e barazimit. Koha shtesë nuk prodhoi gola, teksa të dyja ekipet iu drejtuan penalltive. Në “ruletën ruse”, doli fitues Parisi 2 – 1.

Protagonist absolut në këtë përballje ishte portieri rus Matvey Safonov, i cili priti 4 nga 5 penalltitë e Flamengos.

Interesante është se më 14 korrik të 2019-ës, sulmuesi i Dinamos Bernard Berisha, në atë periudh te Akhmat Grozney i shënoi gol me roveshatë Safonos, ky i fundit ishte pjesë e Krasnodar.  

Penalltitë e pritura nga Matvey Safonov ndaj Flamengos

Goli i Bernard Berishës kur luante te Akhmat Grozney kundër portierit Matvey Safonov, 2019-të

      

Poll

Lexo gjithashtu