
Inter Miami u mposht në “Play-Off”-in e League Cup në Amerikë, duke u eliminuar nga ky turne. Skuadra e Lionel Messit humbi me shifrat 3-0 ndaj Seattle Sounders.
Një rezultat që kaloi menjëherë në plan të dytë, pasi 2 ekipet u përplasën mes tyre. Nga një ndeshje futbolli jgithçka përfundoi si të ishte një “arenë lufte”. Lojtarët e 2 ekipeve u përplasën, duke goditur me grushte e shkelma njëri-tjetrin.
Protagonist në këtë sherr padiksutim ishte edhe Luis Suarez. Ish-i i Barçës në disa video të shpërndara në rrjetet sociale mendohet se ka përshtyjë një nga anëtarët e skuadrës kundërshtare. Nëse diçka e tillë do të konfirmohet, astëherë ndaj sulmuesit pritet një dënim i rëndë.
Gjithashtu jo vetëm Suarez, por edhe Sergio Busquets shihe në një moment teksa godet me grusht një nga kundërshtarët e tij.
View this post on Instagram