Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Mosha thjesht një numër! Ish-portieri i Milanit të artë bëhet "pishman" me tërheqjen dhe rikthehet protagonist në Brazil

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mosha thjesht një numër! Ish-portieri i Milanit të
Christian Abbiati dhe Nelson Dida

Christian Abbiati vijon të mbetet në lartësinë e duhur si portier, pavarësisht moshës. Edhe pse 48 vjeç, ish-portieri i Milanit në vitet e arta, ka treguar se sa i aftë është në katërkëndëshin e portës në një format të ri të futbollit, siç është Kings League në Brazil.

Gjatë një aksioni të rrjedhshëm, Abbiati bëhet protagonist duke ndalur një goditje të fortë nga jashtë zonës dhe "fluturon" duke hequr topin që po vinte furishëm drejt portës. 

Një pritje plot klas që tregon edhe njëherë se instiktet e një portieri me nivel që ka bërë historinë tek "Djalli" vazhdojnë të jenë akoma të freskëta.

Kujtojmë se Abbiati u tërhoq vite më parë nga futbolli i luajtur, por ka zgjedhur që pasionin e tij ta mbaj ende gjallë duke u aktivizuar në një stil ndryshe të këtij sporti. 

Poll

Lexo gjithashtu