
Tijjani Reijnders
Milan është mposhtur nga Bologna në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës, përfundoi me shifrat 0-1 në favor të Bolognas.
Golin e vetëm për këta të fundit dhe të vetmin e sfidës e shënoi, Dan Ndoye. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, falë meritës së tij, por edhe pakujdesisë së mbrojtjes së kuqezinjve.
Kështu, Milanit i ikën nga duart një trofe shumë i rëndësishëm që do e dërgonte në grupin e UEFA Europa League. Përsa i përket Bolognas, kjo është hera e 3-të që ata e fitojnë Kupën.
Goli i Dan Ndoye
Poll