
Mbrëmjen e djeshme, Ousmane Dembele u kurorëzua si fituesi i Topit të Artë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain mposhti konkurrencën e Lamine Yamal duke fituar këtë çmim prestigjioz në karrierën e tij.
Por nëse do ktheheshim 8 vite pas në kohë, askush nuk do ta besonte këtë arritje të sulmuesit 28-vjeçar. Në gushtin e vitit 2017, Ousmane Dembele u prezantua tek Barcelona si blerja më e shtrenjë në historinë e katalanasve.
Megjithatë, çmimi dhe prezantimi i sulmuesit francez në “Camp Nou” atë vit nuk kishin përputhshmëri. Gjatë prezantimit të tij, Dembele po xhonglonte topin në stadiumin madhështor të Barcelonës, por në disa raste dështoi duke u bërë objekt shakaje për vite me radhë.
Mbrëmjen e djeshme, pas 8 vitesh, sulmuesi francez u kurorëzua si lojtari më i mirë në glob.