Manchester City
Manchester City është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Angli, e njohur si "Carabao Cup", pas fitoren 2 – 0 ndaj Brentford në “Etihad Satdium”.
Edhe pse te “Qytetarët” nuk zbriti në fushë për asnjë minutë sulmuesi kryesor Erling Haaland, ata mposhtën Brentfordin me eurogolin e Cherki dhe finalizimin e Savinhos.
Në çerekfinalen tjetër, kampionët në fuqi Newcastle triumfuan në “in-extrem” kundër Fulham 2 – 1. Për “Qymurxhinjtë”, golat erdhën nga Wissa (10) dhe Miley (90+2’). Në datën 23 dhjetor do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i 4-të mes Arsenal – Crystal Palace.
Poll
