
Goditja e dënimit e kthyer në gol nga Florent Hasani
Sulmuesi shqiptar i Kosovës Florent Hasani nuk ka të ndalur këtë sezon të ri në Ligën e Parë të Turqisë. Në ndeshjen e javës së 6-të mes Hatayspor – Boluspor, e mbyllur 2 – 2, Hasani shënoi dopietë për Boluspor, respektivisht në minutat 60 dhe 90+6'.
Në 6 javë të zhvilluar të kësaj lige, 28-vjeçari i lindur në Vushtrri, kryeson si golashënues me 6 finalizime.
Ekipi i tij aktualisht mban vendin e 3-të në tabel me 11 pikë, 2 pikë më pak se kreu, por që Boluspor ka 1 ndeshje më shumë. Në sezonet 2022 - 2024, Hasani ishte pjesë e Tiranës, teksa më vonë u shit te Rapid 1923 në Rumani për 300 mijë euro.
Goli i Florent Hasani
Poll