
Lionel Messi duke festuar golin
Lionel Messi është rikthyer të jetë sërish protagonist në MLS. Argjentinasi ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe rikthehet me gol te Inter Miami.
“Pleshti” u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes që Inter Miami fitoi 3-1 ndaj LA Galaxy në stadiumin “Chase”. Messi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 83-të, duke shënuar një gol spektakolar për t’i dhënë avantazhin 2-1 të tijve.
Një gjuajtje mjeshtërore nga sulmuesi, i cili dribloi 2 mbrojtës dhe në kufijtë e zonës godet drejt portës, për të mposhtur kështu portierin kundërshtar. Ky për Messin është goli i 19-të sezonal, duke treguar kështu se vazhdon të jetë një lider te amerikanët.
Magical Messi ????
— Major League Soccer (@MLS) August 17, 2025
Number 19 on the year. pic.twitter.com/nO1WNoq4cy
Poll