
Florent Hadergjonaj
Florent Hadërgjonaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Alanyaspor luajti në transfertë përballë Konyaspor, në kuadër të javës së 33-të të Superligës turke.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Alanyaspor, teksa për këta të fundit golin e parë e shënoi pikërisht mbrojtësi shqiptar. Hadërgjonaj ia doli gjente rrugën e rrjetës në minutën e 45+1’ duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë.
Pas ndeshjes, gjithashtu mbrojtësi i Kosovës fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Poll