
Lamine Yamal dhe Brajan Gruda
Sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda ishte në fushën ditën e djeshme me Gjermaninë U-21. “Pancerat” mposhtën thellë Letoninë e kësaj grupmoshe, 5 – 0. Gruda kontriboi me 1 asist, ndërsa sipas “SofaScore” u vlerësua me notën 8.5, ndër më të mirët.
Përtej asist, 21-vjeçari dhuroi “show” me paraqitje fantastike. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, manovrat me “sferën” në këmbë bëjnë që Gruda të ngjasojë me Lamine Yamal.
Protagonisti në fjalë ende nuk e ka marrë ftesën nga trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann për të djerësitur zyrtarisht fanellën e 4 herë kampionëve të Botës, çka i lën hapësira Shqipërisë.
Brajan Gruda ndaj Letonisë
Poll