Chelsea
Chelsea ka fituar në transfertë përballë Cardiff, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e EFL Cup. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Cardiff City”, përfundoi me shifrat 1-3 në favor të miqve.
“Blutë e Londrës” shënuan dy gola me Alejandro Garnachon, ndërsa një tjetër e shënoi Pedro Neto. Në krahun tjetër, golin e vetëm për ekipin e kategorisë së 3-të angleze e shënoi Turnbull.
Kështu, “djemtë” e Enzo Maresca avancojnë në këtë kompeticion. Chelsea shkon në këtë mënyrë, në gjysmëfinalet e EFL Cup.
GOLAT:
Goli i Garnacho (Cardiff 0-1 Chelsea)
Goli i Turnbull (Cardiff 1-1 Chelsea)
Goli i Pedro Neto (Cardiff 1-2 Chelsea)
Goli i Garnacho (Cardiff 1-3 Chelsea)
Poll
