
Matias Lloci
6 gola dhe spektakël ka dhuruar ndeshja e “Challenger Pro League” në Belgjikë mes Sporting Lokeren dhe Eupen, e përfunduar 3 – 3. Ish-mesfushori i Teutës, Matias Lloci ka bërë “heroin” për të tijtë në këtë takim.
Fillimisht ka asistuar për 1 – 0. Më pas, në pjesë e dytë, 25-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës për 3 – 3. Pas dy prezencash me Lokeren, Lloci numëron 1 gol dhe 1 asist.
Largimi i tij nga Teuta erdhi si “rrufe në qiell të hapur”, ku askush nuk e priste e trajneri i durrsakëve Enkeleid Dobi e vendosi në qendër të projektit.
Goli i Matias Lloci
Poll