Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Çudirat nuk kanë fund, Premier League nderon “Lojtarin e Ndeshjes” me...hekur rrobash

Shkruar nga NEWSPORT
Çudirat nuk kanë fund, Premier League nderon “Lojtarin e
Premier League ganeze

Në pjesën më të madhe të kampionateve në rruzullin tokësor, është mbyllur gjysma e sezonit 2025-2026. Ndryshe nga ligat elitare që nderojnë me çmime prestigjioze dhe estetike “Lojtarët e Ndeshjes”, nuk ndodh gjithmonë kështu.

Në Ganë, liga kryesore emërohet Premier League, ndërsa “Lojtari i Ndeshjes” merr një dhuratë të “çuditshme”, specifikisht një hekur rrobash.

Kjo “skenë” ka bërë xhiron e botës, aty ku nuk kanë munguar memet. Pas 17 javësh në Premier League ganeze, Medeama mban kreun me 34 pikë, 2 më shumë se ndjekësi më i afërt, Bibiani Gold Stars.

Çudirat nuk kanë fund, Premier League nderon “Lojtarin e
Mbrojtësi Kelvin Osei Asibey me çmimin "Lojtari i Ndeshjes" në Premier League ganeze

   

Poll

Lexo gjithashtu