
Sipas raportimeve nga "The Sun Sport", Florian Wirtz i ka thënë Bayern Munich se do t'i bashkohet Liverpoolit. Gjermani është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve këtë verë.
Por sipas gazetarit të futbollit, Sacha Tavolieri, Wirtz është tani vetëm një hap larg bashkimit me skuadrën nga “Anfield”. Vetëm pak ditë më parë u zbulua se Manchester City ishte tërhequr nga gara për të nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen për shkak të shqetësimeve rreth kostos së përgjithshme të marrëveshjes.
Operacioni në “Anfield” për çështjen “Wirtz” pritet t'i kushtojë Liverpoolit deri në 125 milionë euro, sipas burimit të mësipërm. 22-vjeçari mbylli një tjetër sezon pozitiv me Leverkusen, por nuk ishte në gjendje të fitonte trofe në “BayArena”. Tashmë pritet me interes se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.