Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U përfol për rikthimin te Gjermania, REAGON Manuel Neuer

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për rikthimin te Gjermania, REAGON Manuel Neuer
Manuel Neuer

Rikthimi i portierit Manuel Neuer te përfaqësuesja e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026, do të mbetet një “ëndërr” për tifozët. Përmes një prononcim të fundit, 39-vjeçari ka bërë të qartë pozitën e tij, duke mbyllur çdo “derë”.

Ndeshja e fundit e portierit të Bayernit me “Pancerat” ishte në çerekfinalen e “Euro 2024”, e humbur 1 – 2 kundër Spanjës. “Oliver Baumann po e bën shumë mirë punën e tij. Po zhvillon paraqitje shumë të mira.

Dhe unë i mbaj gishtat e kryqëzuar për të. I uroj gjithë të mirat. Përsa i takon Marc-Andre ter Stegen, jam i bindur se ai do të rikthehet.

Vetëm mund të shpresojë që të rikthehet dhe të arrij sërish formën e tij”, u shpreh Neuer. Në asnjë “rresht”, numri “1” i Bayern-it nuk foli për mundësinë e rikthimit apo “sinjale” ndaj trajnerit Nagelsmann.    

Poll

Lexo gjithashtu