Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRONDITËSE në SERIE A/ Qëllohet me gurë autobusi i tifozëve të ekipit italian, humb jetën shoferi

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITËSE në SERIE A/ Qëllohet me gurë autobusi i
 

E tmerrshme ajo që ka ndodhur në Itali. Një akt tronditës ka ndodhur pas një ndeshje basketbolli në Serie A2 në PalaSojourner midis RSR Sebastiani Rieti dhe Estra Pistoia. Autobusi që transportonte tifozët e ekipit mysafirë është sulmuar me gurë nga tifozët vendas.

Hedhja e gurëve dhe sendeve të forta drejt autobusit kanë qenë fatale. Kjo pasi nga goditjet që ka marrë ka ndërruar jetë shoferi, i cili u plagos rëndë dhe nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra. Pavarësisht përpjekjes për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, sërish shoferi nuk ia doli dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Autobusi po udhëtonte nga Rieti drejt Pistoias dhe incidenti ndodhi në zonën Contigliano, përgjatë rrugës shtetërore Rieti-Terni 79.

“Presidenti Joseph David dhe i gjithë Klubi qëndrojnë me familjen e shoferit dhe ndajnë pikëllimin e të dashurve të tij. Kjo ngjarje tronditëse nuk ka të bëjë me sportin dhe na ka lënë të gjithë të shokuar”, ka shkruar klubi i Pistoia Basket.

Poll

Lexo gjithashtu