Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Tradhtoi” Barcelonën për Cristiano Ronaldon, mbrojtësi iberikas i jep “shuplakën” e radhës katalanasve

Shkruar nga NEWSPORT
“Tradhtoi” Barcelonën për Cristiano Ronaldon,
Inigo Martinez dhe Cristiano Ronaldo

Kur i gjithë përqëndrimi është tek lëvizjet e merkatos, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez ka gjetur kohën që të japë përgjigje edhe nën notat e humorit. I intervistuar nga Gerard Romeron, Martinez ka shpjeguar arsyen se përse nuk do të kthehej tek klubi katalanas.

Barcelona në fakt, ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të riformimit të mbrojtjes. Gjë e cila la dhe hapësirën që të sugjerohej sërish emri i ishit të tyre Martinez, si një opsion mjaft i mirë.  

Sipas medias “Mundo Deportivo”, mbrojtësi i cili i kishte dëgjuar dhe zërat që fliteshin për të dhe Barcelonën ka shpjeguar arsyen e një mosrikthimi të tij. Kjo lidhet drejtpërdrejt me financën dhe pagën, të cilat Joan Laporta sipas tij është mjaft dorështrënguar.  

“Është e pamundur që Laporta të ndahet nga aq shumë para. Sinqerisht, jam shumë i lumtur këtu”, është shprehur mbrojtësi.

Pas largimit nga katalanasit Martinez, luan për Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite ku ka bërë mjaft mirë në paraqitjet e tij.

Poll

Lexo gjithashtu