Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Thirrjet raciste kundër Shqipërisë, FIFA “masakron” Serbinë para dueleve me Anglinë dhe Letoninë (VENDIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet raciste kundër Shqipërisë, FIFA “masakron”
Serbi - Shqipëri

Shqipëria vazhdon të jetë “makthi” i Serbisë. Këtyre të fundit sikur të mos u mjaftonte vetëm humbja 1-0, por tashmë dënohen edhe nga FIFA.

Thirrjet e tyre raciste kundër shqiptarëve dhe Kombëtares nuk kanë kaluar pa u vënë re nga FIFA. Kështu Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit për veprimet e tifozëve në duelin kundër kuqezinjve.

Dënimi kap një shifër të majme, prej 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro), me tifozët që brohoritën në momentin që këndohej himni shqiptar si dhe disa veprime dhe sjellje diskriminueseve të bëra gjatë ndeshjes.

Por jo vetëm kaq, pasi Federata Serbe është dënuar edhe me 25% të mbylljes së stadiumit për sfidën e ardhshme në kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu ndaj Letonisë, Serbia do të luajë me numër të kufizuar tifozësh. Gjithashtu vlen të theksohet se para duelit me letonezët do të sfidojnë në transfertë Anglinë.

Kujtomë se me 11 tetor në Leskovac, Shqipëria ia doli të triumfonte 1-0 ndaj Serbisë. Golin vendimtar të takimit e shënoi Rey Manaj.

Poll

Lexo gjithashtu