
Theo Hernandez
Në një sezon ku ka pasur ulje-ngritje, Theo Hernandez tashmë duket i destinuar për t’u larguar në verë nga Milani. Kontrata aktuale e mbrojtësit francez me klubin kuqezi përfundon verën e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë edhe një sezon në Milano. Siç raportojnë mediat në Itali, Theo Hernandez duket më afër se kurrë një rikthimi tek Real Madridi.
Pavarësisht një sezoni jo aq të mirë nga francezi, “Los Blancos” do të donin ta rikthenin Theon në Madrid. Megjithatë, Milani nuk do të përfitonte ndonjë shumë të madhe nga shitja e mundshme e Theos, duke parë dhe sezonin e dobët dhe kontratën që i përfundon vitin tjetër.
Poll