Leonardo Bonucci ka dhënë mendimin e tij për trajnerin që duhet të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë pas qershorit, duke surprizuar me zgjedhjen.
Ish-mbrojtësi ka punuar gjatë karrierës me emra si Antonio Conte, Massimiliano Allegri dhe Roberto Mancini, por këtë herë nuk ka përzgjedhur asnjërin prej tyre. Sipas Bonuccit, një ndryshim i thellë në filozofi do të ishte çelësi për të rindërtuar kombëtaren italiane.
Ai ka hedhur në skenë një emër të papritur si Pep Guardiola, i cili lidhet me një të ardhme të paqartë te Manchester City.
“Nëse vërtet duam të nisemi nga e para, do të shikoja mundësinë e Guardiolës. Do të ishte një ndryshim total nga e kaluara. Është shumë e vështirë, por të ëndërrosh në këto momente nuk kushton asgjë”, u shpreh Bonucci.
