
Sporting Lisbon
Sporting Lisbon është kampion i Portugalisë. Ata mposhtën Vitoria Guimaraes me rezultatin 2-0 dhe, falë barazimit të Benfica-s kundër Bragës (1-1), e mbylli kampionatin me 82 pikë, 2 pikë përpara rivalëve të tyre.
Vlen të përmendet “story” në rrjete sociale që Cristiano Ronaldo i ka kushtuar ish-klubit të tij, e cila ka bërë bujë. Porto shkon në Ligën e Evropës. Braga në play-off, ndërsa Santa Clara arrin në Ligën e Konferencës.
Vitoria Guimaraes jashtë Evropës vetëm për shkak të diferencës së golave. Sa i përket zonës së rënies nga kategoria, AFS shkon në play-off, ndërsa Farense dhe Boavista bien matematikisht në Liga Portugal 2.
Poll