Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Spanjë – Argjentinë drejt dështimit? UEFA me VENDIM të prerë

Shkruar nga NEWSPORT
Spanjë – Argjentinë drejt dështimit? UEFA me VENDIM të
Finalissima

Spanjë – Argjentinë po shkon drejt dështimit. Kjo ndeshje e shumëpritur që ishte përcaktuar për t’u zhvilluar me 27 mars në Katar, ku do të sfidoheshin fituesja e Europianit dhe Kupës së Amerikës me shumë gjasa po shkon drejt dështimit.

Kjo për shkak të situatës së krijuar dhe luftës në Lindjen e Mesme. Së fundi irani ka sulmuar vendet fshinjë , duke shkaktuar akoma më shumë kaos.

UEFA ka bërë të ditur së fundmi se pavarësisht se çfarë po ndodh nuk e merr në konsideratë të zhvendosë ndeshjen në një tjetër vend. Kjo pasi Katari është një prej sponsorëve të kësaj përballje dhe mbulon shpenzimet e mëdha financiare për të.

Jemi të vetëdijshëm për spekulimet rreth “Finalissima”, duke pasur parasysh situatën në rajon. Diskutimet janë duke vazhduar me organizatorët vendas, të cilët kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar që ndeshja të jetë një sukses. Një vendim përfundimtar pritet të merret deri në fund të javës së ardhshme.

Për momentin, nuk po shqyrtohen vende alternative. Nuk do të komentojmë më tej derisa të merret një vendim”, përfundoi njoftimi i UEFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu