
FC Decic i Tuzit
Ekipi shqiptar i Tuizit në Malin e Zi, Decic, ka marrë fitoren e radhës në “Prva Crnogorska Liga”, duke mposhtur në transfertë Jedinstvo me shifrat minimale 1-0. Golin e fitores e shënoi Kajevic në minutën e 82’.
Dueli në fjalë përveç golit, pati edhe shumë përplasje të ashpëra, madje edhe karton të kuq. Decici i ka pikët e plota pas dy javësh, sikurse skuadra e Sutjeska.
Ndeshja e radhës për tuzianët do të jetë karshi Mornar Bar, e planifikuar në datën 17 gusht. Në Conference League, ata nuk mund të shkonin më shumë se raundi i dytë, pasi gjigantët e Austrisë, Rapid, e patën të lehtë ta eliminonin Decicin.
Poll