Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDALOZE/ Shorti i Kupës MANIPULOHET hapur, zyrtari i Federatës “lë nam” para kamerave (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALOZE/ Shorti i Kupës MANIPULOHET hapur, zyrtari i Federatës
Momenti i shortit

Kupa e Rumanisë në futboll është kthyer në temë të “nxehtë” në rrjetet sociale që prej fillimit të saj, konkretisht pas shortit të zhvilluar këtë të martë për përcaktimin e çifteve. Një moment i veçantë gjatë këtij shorti ka shkaktuar reagime të forta dhe akuza për manipulim të hapur.

Në përfundim të shortit u përcaktua përballja mes Korvinul dhe Farul, por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë mënyra si u përzgjodh Korvinul nga zyrtari që tërhiqte goglat. Gabriel Bodesku, zv.sekretari i përgjithshëm i Federatës Rumune të Futbollit, është vënë në qendër të kritikave, pasi dyshohet se ka ndërhyrë me qëllim në përzgjedhje.

Pamjet filmike tregojnë se ai fillimisht veçon goglën me emrin e Korvinul dhe e vendos në një mënyrë që të jetë lehtësisht e dallueshme. Në momentin e hedhjes së shortit, kjo është e vetmja gogël që nuk lëviz, duke e mbajtur të hapur dhe të dukshme deri në fund.

Ky detaj ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë tifozë janë të bindur se shorti është manipuluar në favor të interesave të caktuara nga drejtues të Federatës.

 

Poll

Lexo gjithashtu