Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL në mes të Kumanovës gjatë ndeshjes/ “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, "lumë" koresh anti – shqiptare para kryeministrit (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL në mes të Kumanovës gjatë ndeshjes/ “Shqiptari
Mickovski duke pare ndeshjen e basketbollit mes Maqedonise se Veriut dhe Rumanise

Një skandal ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Kore anti-shqiptare janë dëgjuar gjatë një ndeshjeje në basketboll.

Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes parakualifikuese të Kampionatit Botëror të Basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Duel ky i zhvilluar në qytetin e Kumanovës.

Të pranishëm për të parë këtë përballje kanë qenë edhe drejtues të lartë të shtetit. Sharjet dhe koret anti-shqiptare kanë ndodhur para kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç. Një pjesë e tifozëve në tribunë lëshuan thirrje anti-shqiptare, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” – ishte një nga refrenët që u dëgjua qartë gjatë sfidës, sipas raportimeve nga media lokale.

Por nuk përfundoi me kaq. Skandali vazhdoi edhe me thirrje të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke rikthyer historinë e errëta.

Kjo ka nxitur shumë reagime, ndërsa pritet që komuniteti shqiptar në Maqedoni dhe zyrtarët ndërkombëtarë të kërkojnë sqarime dhe masa konkrete për përdorimin e një gjuhe të tillë në një ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga