Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL në klubin sportiv, trajneri akuzohet për ngacmim seksual të vajzave të mitura! Policia i vendos prangat (DETAJE)

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL në klubin sportiv, trajneri akuzohet për ngacmim seksual
Foto ilustruese

Policia malazeze ka vënë në pranga një trajner sportiv nga Plevlja, i identifikuar me inicialet M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet për ngacmim seksual. Arrestimi është kryer në qytetin e Budvës, pasi autoritetet morën informacion se ai kishte ngacmuar një vajzë 14-vjeçare që e stërviste.

Sipas Policisë së Malit të Zi, hetimet kanë zbuluar se M.G., mund të jetë i përfshirë edhe në një rast tjetër të ngjashëm, të ndodhur rreth dy vjet më parë në Tivat, ku dyshohet se ka ngacmuar një tjetër vajzë të mitur që ishte pjesë e klubit sportiv ku ai punonte.

“Pas një sërë aktivitetesh të ndërmarra nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Budvës në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë së Plevlës, M.G., 50 vjeç ga Plevlja, i punësuar si trajner i një klubi sportiv në atë qytet, u arrestua.

Trajneri akuzohet për abuzim me profesionin dhe autoritetin e tij zyrtar, pasi këta të mitur iu besuan kujdesit të tij gjatë ushtrimit të profesionit si trajner që ai kryente dhe ata ishin në një marrëdhënie varësie dhe nënshtrimi në lidhje me të.”-thuhet në deklaratë.

Pas arrestimit, trajneri u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit në Kotorr, ku ndaj tij është ngritur kallëzim penal për ngacmim seksual dhe shpërdorim të detyrës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Poll

Lexo gjithashtu