
Igli Tare - Ardon Jashari
Prej kohësh, Ardon Jashari është në qendër të vëmendjes në zyrat e Milanit. Që nga emërimi si drejtor sportiv, Igli Tare është në negociata me Club Brugge për të transferuar mesfushorin shqiptar.
Një lajm interesant për Milanin sot, që e afron klubin kuqezi më shumë me Ardon Jasharin. Mesfushori i kombëtares zvicerane nuk ishte as ditën e sotme pjesë e ekipit të Club Brugge.
Këta të fundit u përballën në një sfidë miqësore me Rakoëin, e cila përfundoi në barazim 1-1. Mospjesëmarrja e sotme në këtë sfidë, e afron Jasharin edhe më shumë me kalimin te Milani.
Poll