
Mirlind Daku ka shënuar golin vendimtar për Rubin Kazan në sfidën ndaj Zenit St. Peterburgut. Duel ky i vlefshëm për kampionat dhe që përfundoi 2-2.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, duke barazuar shifrat dhe duk i dhuruar ekipit të tij 1 pikë shumë të rëndësishme. Por ajo që e ka vënë Dakun në qendër të mediave ruse është fakti që shqiptari i shënoi skuadrës që e kërkoi gjatë kësaj merkatoje.
Por transferimi i tij teë Zenit nuk u bë i mundur, me sulmuesin që qëndroi te Rubin. Ndërkohë në lidhje me paraqitjet e tij ka folur trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.
“Ai duhet ta kuptojë se të gjitha ndeshjet janë speciale për të. Ai ka një nivel të caktuar, por nuk e mban atë gjatë 90 minutave. Kur fillon, çdo gjë është e qartë. Çfarë dallimi bën nëse ka kaluar në Zenit apo jo? Janë të gjitha ndeshje kampionale, ju vetëm duhet të mbani nivelin, stabilitetin dhe të zhvilloheni tutje”, ka theksuar timonieri i skuadrës ruse.